Me të drejt duhet të shqetësoheni nëse nga veshi i fëmijës tuaj del aromë e pakëndshme.
Kjo ndodhë për shkak të një infeksioni që shfaqet zakonisht pas irritimit apo një virusi në rrugët e frymëmarrjes.
Mjekët rekomandojnë që t’i vizitoni menjëherë sapo të vëreni diçka të tillë.
Sipas rekomandimeve, antibiotiku në këtë rast përdoret vetëm nëse kemi të bëjmë me Otit, i cili mund të dëmtojë dëgjimin, përndryshe mund të mbahet nën kontroll deri në 48 apo 72 orë.
Dhimbja e veshit mund të lehtësohet me anën e pikave. Nëse fëmija nuk përmirësohet dhe shfaq temperaturë duhet të shkoni sërish tel mjeku. /pernenat