Shumë gra pas lindjes dëshirojnë që të humbin peshën që e kanë fituar gjatë shtatzënisë, por kjo nënkupton që ato janë njëkohësisht nëna ushqyese apo gjidhënëse. Shumë prej tyre kërkojnë edhe nëpër dieta të shumta pa menduar nëse dieta i bën dëm bebit të tyre gjatë kohës kur ato ushqejnë me gji. Në shumë pyetje dhe shqetësime të nënave, mamija Razije Musa nëpërmjet profilit të saj në Facebook i është përgjigjur pyetjes nëse guxohet të mbahet dietë gjatë kohës kur jeni duke ushqyer me gji fëmijën tuaj.
Ky është postimi i plotë i saj:
”Të dashurat e mia uroj të jeni mirë ju e bebatē . Sot dua të ndalem te një temë që prek shëndetin e fëmijëve nga nanat gjidhënëse. Më janë drejtuar disa nana me pyetjet si : po mbaj dietë dhe po ha veç një lloj ushqimi për disa ditë se ashtu e thotë programi i dietës ndërsa beba është më e vogel se gjashtë muajsh dhe ajo që më ka çmendur është pyetja se a i bën dëm bebes red bulli sepse më pelqen shumë dhe e pij vazhdimisht dhe jamē gjidhënëse. Nana, nuk mbahet dietë gjatë gjidhënies, pas gjashtë jave kur mitra të këtë rënë në pozicionin e saj mund të filloni ushtrimet por asesi mos me mar ushqim të shëndetshëm e me mbajt dieta strikte, ashtu ja pamundësoni bebēs me i mar materiet ushqyese, jeni të vetëdijshme se gjidhënia është proces suksesi i të cilit varet edhe nga ajo se çka han nana, prandaj vetëdijësohuni njëherë e mirë.
Sa i përket red bullit, çka mendoni ju a duhet më thanë diçka apo vet kuptohet që ashtu si në shtatëzani edhe gjatë gjidhënies është plotësisht e ndaluar, pijet energjike i bëjnë fëmijët hiperakiv, çka i duhet bebes ta mar përmes gjirit red bullin,lexoni, informohuni, pyetni. Përvoja ime në shumë vende të botës po shkrihet për gratë e vendit tim prandaj para se të merrni hapa të tillë të dietave strikte të dëmshme apo konsumimit të pijeve energjike e çdo gjë tjetër konsultoni profesionistët. Ju dua shumë, kujdes me çka bëni. Me shumė dashuri Razija.” / Gazeta Shneta