Por, a do të thotë se këshillat e tyre janë gjithmonë të vërteta? Jo, e veçanërisht kur është fjala për ushqimet e detit.
Aren Gottlieb, gjinekologe e njohur në Nju Jork, ka treguar se nëse dëshironi t’i mbani ushqimet e detit në dietën tuaj, atëherë mos e lini shtatzënë t’ju privojë nga kjo. Por, nëse shumica e sasisë së ushqimit të detit që e konsumoni vjen nga burime të pasura me merkur, atëherë duhet të keni kujdes.
“Ushqimi i detit është i mirë gjatë shtatzënisë, por duhet të brengoseni më shumë me peshqit e mëdhenj si tuna dhe skrumbat, pasi që kanë shumë merkur.
Sasia e madhe e merkurit është ndërlidhur me zhvillim më të dobët të trurit, prandaj e kufizojmë konsumimin e merkurit në të rriturit që janë shtatzënë, por gjithashtu edhe te fëmijët e rinj” ka këshilluar Gottlieb. /Telegrafi/