A duhet të flenë të posalindurit në dhomë me prindërit, ja çfarë rekomandohet

2018-04-20 në ora 21:06

Duke u bazuar në studimet e fundit, të posalindurit duhet të flenë në të njëjtën dhomë me prindërit e tyre.

Në këtë mënyrë ke ulur mundesine per sindromën e vdekjes së papritur foshnjore (SIDS). Është një fenomen që nuk është plotësisht i njohur. Shkaqet e kësaj sindrome lidhen me konsumimin e duhanit gjatë shtatzanisë, infeksione të frymëmarrjes dhe temperatura e lartë.

Prandaj për të shmangur këtë situatë do të ishtë mirë që fëmija të flinte në të njejtën dhomë me ju. Duhet theksuar jo në krevatin e prindërve, por në krevatin e tij që duhet të jetë i vendsour afër nënës. Pas një gjumi të thellë fëmijës do t’i pushonte frymëmarrja. Hulumtimi mbi këtë temë u krye nga Michael Goodstein, neonatolog i wellSpan Health.

Sipas ekspertit, nëse foshnja fle në dhomën e prindërve do të ishte një ndihmë e madhe për të parandaluar gjumin e thellë. Për më tepër nëse fëmija është pranë nënës do të ishte më e lehtë edhe ushqyerja me gji gjatë natës. “Fëmija nuk duhet të qëndrojë në dhomë më vete para gjashte muajve”, u shpreh Ian M. Paul, profesor i pediatrisë në Spitalin e Penn State.

Foshnjat duhet të flenë në dhomën e gjumit të prindërve deri në moshën 4/6 muajshe. Por pas 4 muajsh është mirë që ta mësoni pak e nga pak në dhomën e tij në mënyrë që t’i siguroni një gjumë më të qetë dhe të mësohet me ambientin./pernenat.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *