Deri më tani është menduar të jetë vetëm si një mit, por sipas disa studiuesve, seksi në errësië rrit mundësinë e ngjizjes.
Pjelloria e gruas është e lidhur me orën biologjike dhe mund të mos funksionojë nëse pengohet nga drita e dhomës. Kjo veçanërisht mendohet të ndikojë më shumë tek femrat jo shumë të reja në moshë.
Madje sipas eksprëtëve, çdo gjurmë drite mund ta prish rezultatin final dhe prandaj kërkohet që as telefonat të mos i mbani afër, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Baza e kësaj teorie është krijuar nga shkencëtarët japonezë dhe amerikanë në një studim të kryer te minjtë, i publikuar në revistën shkencore “Cell Reports”.
Nga studimi rezultoi se aftësia riprodhuese e femrës ulet ndjeshëm, kur kafsha i afrohet moshës së mesme. Ky efekt ndihej më pak, kur akti seksual kryhej në ambient me errësirë.
“Tek drita e diellit dhe jo tek ajo artificiale mund të jetë një element kyç edhe për pjellorinë e femrave. Në shoqëritë moderne, femra ekspozohet me shumë faktorë ambientalë që mund të vështirësojnë ngjizjen”, deklaron Gene Block i Universitetit të California, SHBA. /Gazeta Shneta/.
Lexoni poashtu:
8 Marsi, sjellë dy festa në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”