Jo, nuk ka nevojë të ndaloni foshnjën që ta thith gishtin.
Foshnjat zakonisht thithin gishtin e tyre për t’u qetësuar, gjë që është e mirë, sepse ata duhet të mësojnë se si të mbështeten në funksionet e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Aftësia për të rregulluar ose kontrolluar sjelljen dhe ndjenjat e një personi është një sfidë e rëndësishme zhvillimore. Kur fëmija juaj thith gishtin e tij, ai po gjen mënyra për ta bërë veten të ndihet më mirë, pa ndihmën e prindit.
Në përgjithësi, thithja e gishtit është më irrituese për prindërit se sa që është e dëmshme për fëmijët. Fëmija juaj do të ndalet kur ai të ndihet gati dhe të ketë zhvilluar mënyra të tjera për të qetësuar vetën.
Por, nëse fëmija juaj vazhdon të thithë gishtin shpesh nga mosha 3 ose 4, ju mund ta dërgoni atë në kontroll tek dentisti për mënyrat për ta ndihmuar atë ta ndërpresë këtë veprim./Gazeta Shneta/