A duhet ta mbani beben në krahë?

2017-04-20 në ora 14:01

Një studim i ri japonez konfirmon atë çfarë shumë nëna mund ta dinë instinktivisht: mbajtja në duar e foshnjës e qetëson dhe relakson fëmijën, duke dhënë rezultat të dobishëm edhe për nënën edhe për vogëlushin/en.

Kur nënat e përfshira në studim kanë mbajtur në krahë foshnjat e tyre (të moshës nga një deri në gjashtë muaj) derisa kishin ecur, foshnjat janë bërë më të qeta dhe kanë ndaluar së qari. Rrahjet e shpeshta të zemrës së foshnjave po ashtu janë ngadalësuar, duke dhënë edhe një dëshmi se foshnja ishte më e qetë.

Sipas studiuesve japonezë, vetëm marrja në duar e foshnjës kur ajo është e shqetësuar, mund të ndihmojë më shumë në qetësimin e saj se sa metodat tjera, si lëvizjet ritmike ose shkundja.

Pasi mbajtja në duar mund të ndihmojë foshnjën të qetësohet, kjo mund t’u ndihmojë nënave të kalojnë më lehtë edhe situatat irrituese si zhurmat e frikshme ose vaksinimin.

Rezultatet e studimit janë botuar në edicionin e muajit prill të revistës “Current Biology”. /MjekuNET/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *