Shkencëtarët kanë njohur për dekada që pirja e cigareve shkakton dëme të ADN-së, gjë që çon në kancer të mushkërive. Tani, për herë të parë, shkencëtarët e UNC krijuan një metodë për të përcaktuar efektivisht dëmin e ADN-së me rezolucion të lartë në të gjithë gjenomën, transmeton Gazeta Shneta.
Risia vjen nga laboratori i laureatit Nobel Aziz Sancar, MD, PhD, Sarah Graham Kenan, profesor i biokimisë dhe biofizikës në Shkollën e Mjekësisë të UNC-së. Në një studim të botuar në Procesin e Akademisë Kombëtare të Shkencave, Sancar dhe ekipi i tij zhvilluan një teknikë të dobishme për hartografimin e vendeve në gjenomë që janë duke u riparuar pas një lloji të përbashkët të dëmtimit të ADN-së, raporton Science Daily.
Më pas, ata përdorën këtë teknikë për të përcaktuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga kancerogjeni më i madh kimik – benzopireni.
Një detaj shumë të rëndësishëm që e cekën në studim ishte se duhani po shkatërron ADN-në tuaj, dëm i cili rezulton në pasardhësit tuaj. Dëmi po konsiderohet si jo i riparueshëm, andaj me këtë studim Sancar-i dhe skuadra e tij shpresojnë të rrisin vetëdijësimin tek duhanpirësit./Gazeta Shneta/