Me fillimin e netëve të ftohta, është mirë t’iu përmbaheni këtyre këshillave për të mbajtur ngrohtë dhe me rehati beben tuaj.
Duke u mbajtur temperaturën optimale në dhomë, gjumi i tyre do të jetë më i mirë. Kjo vlenë poashtu edhe për prindërit, shkruan KidSpot, trasnmeton Gazeta Shneta.
Për bebe dhe fëmijë të rritur, për të bërë gjumë të rehatshëm temperatura duhet të jetë ndërmjet 18-22 gradë celsius.
Prindër, ia vlen ta blini një termometër për dhomë me anë të të cilit do të rregullonit temperaturën nga pajisjet e ngrohjes.
Bebet e rregullojnë nivelin e temperaturës në trupin e tyre nëpërmjet kokës dhe është shumë me rëndësi që të mos ua mbuloni kokën.
Shumë prindër bëjnë gabimin duke menduar se kur duart apo këmbët janë të ftohta, foshnja është duke pasur të ftohtë. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse gjymtyrët nuk janë mënyra më e mirë për të matur temperaturën.
Gishtat dhe këmbët shpesh mund të jenë të ftohta edhe kur temperatura bazë e foshnjës është në nivelin e duhur.
Për të kontrolluar nëse fëmija juaj është shumë i nxehtë ose i ftohtë, prekni dhe ndjeni në stomak ose në shpinë.
Mbinxehja apo temperatura e lartë është e lidhur ngushtë me Sindromën e Vdekjes së Papritur të Foshnjave, prandaj është e rëndësishme që ta vishni në mënyrën e përshtatshme.
Pediatri Bruce Epstein thotë se foshnjat flenë gjumë të thellë kur janë të nxehta, duke i bërë ato vështirë të zgjohen, gjë që mund ta rrisë rrezikun e Vdekjes së Papritur.
Mënyra më e mirë për të mbajtur temperaturën në nivel është veshja e foshnjës me rroba që mund të hiqen ose shtohen lehtë varësisht nga temperatura. /Gazeta Shneta/