Kjo gjë mund t’iu tingëllojë në veshin tuaj si mistike, mirëpo artikulli i botuar në gazetën shkencore të raporteve tregon ndryshe. Ky studim tregon se çdokush që ka dalur vullnetarë për përdorimin e këtij lloji të drogave, ka përjetuar një ngritje në vetëdije.
Në gazetën e re, ekipi i neuroshkencëtarëve e përshkruan me fjalë të thjeshta vetëdijen, duke e konsideruar atë si diçka që zhduket çdo natë kur ne biem në gjumin e pafundmë shkruan Business Insider, transmeton Gazeta Shneta.
Përgjatë studimit, studiuesit iu dhanë doza të LSD, ketaminës dhe këpurdhës magjike pjesmarrësëve dhe matën aktivitetin e tyre të trurit duke përdorur makinën ‘MEG’.
Subjektet, në të kaluarën, kishin përdorur të gjitha këto lloje të drogave, dhe, si pasojë e kësaj, ata shkëmbyen përvojat gjatë studimit, duke treguar se kanë parë figura gjeometrike, halucinacione dhe përzierje të shqisave.
Ndërsa pjesëmarrësit ndjenin ato efekte, makina ‘MEG’ regjistroi aktivitetin e trurit që ishte më kompleks dhe me sa duket shumë i rastësishëm, sidomos në rajonet e trurit të lidhura me perceptimin. Tek tre përdoruesit u gjetën rritje të diversitetit të sinjaleve në tru.
Sipas masës së ndërgjegjes që bazohet në procesin e gjumit dhe zgjimit, subjektet duket se kanë arritur një nivel më të lartë të vetëdijës sesa njerëzit që janë jashtë përdorimit të këtyre substancave. Ky zbulim ofron një dritare të re në vetë natyrën e ndërgjegjes dhe hap rrugën për studime të mëtutjeshme./Gazeta Shneta/