Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë nuk shkon në punë: Ahmeti tha se më ka shkarkuar

2018-11-09 në ora 08:51

Drejtori i deritashëm i Shëndetësisë në Prishtinë, Arben Vitia, ka folur pas vendimit që ka marr Shpend Ahmeti për ta shkarkuar atë dhe kolegen e tij Nora Kelmendin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia,  në televizionin T7 në emisionin “DPT Te Fidani” ka thënë gjatë ditës së sotme nuk ka shkuar fare në punë, pasi sipas tij, Shpend Ahmeti ka thënë se e ka shkarkuar nga detyra.

“Unë nuk kam dalë në punë sot fare. Mbrëmë Ahmeti e tha edhe në televizion se ne jemi shkarkuar. Vendim me shkrim unë nuk  kam marrë, por ne e kemi kuptuar se jemi shkarkuar”, ka thënë Vitia.

Ai ka thëne se komunikimi me Ahmetin kohëve te fundit ishte i pamundur. “Unë kam mesazhe dhe emaile që kryetari nuk na është përgjigjur. Tash e sa muaj ne nuk kemi komunikuar fare”, ka thënë ai. Vitia ka treguar se nuk i kujtohet edhe takimi i fundit që ka pasur me Shpend Ahmetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *