Drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Michael Ryan, është përgjigjur dje në pyetjen e Gazetës Shneta lidhur me situatën me koronavirus në Kosovës pas konferencës së rregullt të mbajtur të mërkurën pasdite.
Ryan ka treguar se para disa kohe ka punuar në Kosovë dhe e njeh mirë sistemin e shëndetësisë për të cilin tha se ka pasur shumë sfida dhe vazhdon të ketë vështirësi në funksionim.
“Kosova është një vend që ka dal prej një situate të vështirë dhe tani është duke i rindërtuar sistemit e ofrimit të shërbimeve. Kam qenë për disa muaj në Kosovë për të ndihmuar ndërtimin e sistemit shëndetësor”.
“Jam në dijeni për sfidat dhe vështirësitë që qytetarët e Kosovës janë përballur në vitet e fundit. Sistemi shëndetësor në Kosovë ka ende dobësi por ka shumë profesionistë të përkushtuar dhe shumë punëtor. Por duhet të sigurohemi se mbikëqyrja e rasteve është e mirë. Kosova duhet të ketë një sistem aktiv të detektimit të rasteve dhe të shtojë mundësitë për të përballuar situatën”, ka deklaruar Ryan.
Ai i ka bërë thirrje Kosovës që të ndërmarr hapa të shpejt për t’u përgatitur në rast se situata me koronavirus eskalon.
“Kosova dhe Shqipëria janë pas ujit, afër me Italinë, një prej vendeve më të prekura nga epidemia në botë dhe është shumë me rëndësi që vendet e Ballkanit, në veçanti Kosova duhet të ndërmarr hapa të shpejt që të jetë e gatshme të përballojë situatën me virusin pasi mund të përkeqësohet. Për fund përshëndetjet më të ngrohta nga unë për kolegët në Kosovë”, është shprehur Ryan. /Gazeta Shneta/