Dy kardiokirurgët, Dr. Arbër Kutllovci dhe Dr. Rifat Brahimaj, kanë filluar punën zyrtarisht në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.
Këtë e kanë bërë të ditur vetë mjekët nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ata e kanë vlerësuar këtë klinikë me një ekip e cila është duke bërë punë të madhe.
“Shpresojmë që kontributi ynë do të ngritë shërbimet kardiokirurgjike, ku përfitues do të jetë pacienti dhe shteti i Kosovës”, kanë deklaruar ata në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Sot zyrtarisht ne të dy kardiokirurgët: Dr.Arbër Kutllovci dhe Dr.Rifat Brahimaj jemi bashkëngjitur me kontratë të rregullt SHSKUK-së për të qenë pjesë e një ekipe e cila është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në Shërbimin e Kardiokirurgjisë.
Shpresojmë që kontributi ynë do të ngris shërbimet kardiokirurgjike, ku përfitues do të jetë pacienti dhe shteti i Kosovës.
Pacientët do të vazhdojnë të kanë deren hapur në SHSKUK dhe të marrin shërbimet për të gjitha patologjitë e zemrës!
Sinqerisht,