Dr. Hajdin Thaçi para dy ditësh u mburr për një ndërhyrje të suksesshme tek një fëmijë 16 muajsh. Fëmijës iu hoq një kokërr fasuleje nga mushkëria e djathtë me anë të bronkoskopit nga Dr. Thaçi dhe ekipi i tij. Pasi kryen operacionin, mjeku postoi një fotografi të fëmijës ku shihej fytyra. Për këtë arsye, Zyra për Mbrojtjen e të dhënave personale në SHSKUK, i’a tërhoqi vërejtjen Thaçit.
Ndonëse fotografia tashmë ishte shpërndarë në rrjetet sociale dhe media, mjeku e fshiu fotografinë nga profili i tij në Facebook. “Zyra e drejtorit është për promovim të punës, por njëkohësisht kërkohet të respektohet Ligji për Dhanat personale”, është deklaruar Zyra e drejtorit të SHSKUK për Gazeta Shneta. Në përgjigje thuhet se sipas informacioneve, fotografia është publikuar me lejen e prindërve. Por Thaçi ka shkelur edhe një vendim tjetër kur publikoi foton e pacientit të vogël.
Burime të Gazetës bëjnë të ditur se ai nuk ka marr leje për publikimin e njoftimit, për çka ishte i obliguar sipas një vendimi të SHSKUK-së të marr më 9 janar të kwtij viti. Ky vendim erdhi pikërisht pas publikimit të fotografive të tilla nga mjekët në rrjetet sociale. Vendimi madje parasheh masa sipas ligjeve në fuqi, nëse nuk respektohet. “SHSKUK do të monitoroj në vazhdimësi këtë çështje dhe në rastet kur hasim në publikime të tilla pa autorizim paraprak do të ndërmerren masa disiplinore ndaj menaxherëve dhe punëtorëve, konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi”, thuhet në vendim.
Zyra e Drejtorit nuk është përgjigjur nëse do të marr masa ndaj Dr. Hajdin Thaçit për mosrespektimin e këtij vendimi. /Gazeta Shneta/