Kirurgu Elmi Olluri ka drejtuar akuza të rënda ndaj kolegut të tij Dr. Halil Krasniqi për dy raste të pacientëve me pasoja. Sipas Ollurit, një pacient i Krasniqit me stent është detyruar të bëj amputim, ndërsa për një rast tjetër është i akuzuar edhe në gjykatë
Kirurgu kosovar Dr. Halil Krasniqi i cili përveç që punon në Gjermani, udhëheq edhe një klinikë atje, po akuzohet rëndë nga një koleg i tij në Prishtinë. Dr. Elmi Olluri ka drejtuar akuza të rënda ndaj Krasniqit, i cili sipas tij ka lënë me pasoja dy pacientë në Kosovë.
Olluri këto akuza i ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar paraqitjen e Krasniqit në një emision në televizion. “Foli per alamet suksese edhe ne Kirurgjin Vaskulare; ju njoftoi se vetem dy muajt e fundit kemi 2-3 raste te tija ne kliniken e Kirurgjise Vaskulare qe pas intervenimit (stentimit) nga Dr. Halili, pacientet kan perfundu me amputim ( prerje te kembes , njeri nga keta i moshes se re ,që në shenjë pendimi për dështimin profesional i drejtohet me nje mesazh urimi per festen e bajramit), këto dhe rastet tjera lehte mund ti vertetoni!”, ka shkruar Olluri, transmeton Gazeta Shneta.
“Ose pse Dr. Halili nuk tregoi se eshte nen hetime per shkak te nje rasti qe i mbylli arteriet e hapura e vitale te nje te riu duke e kaluar ne imp., ndersa kolegu kosovar e permisoi gabimin e tij.dhe sot pacienti eshte i shëruar”, ka shtuar ai në komentin e tij.
Kjo nuk është hera e parë që Olluri drejton akuza ndaj Krasniqit. Madje Olluri kishte tentuar t’ia përvetësoj edhe meritat për zbulimin e një instrumenti nga Krasniqi.
Lexoni komentin e plotë të Ollurit në Facebook:
Ju i nderuar ,Dr Naim thate : Zoti nje, doktorri i dyti, por me sa e degjuam mysafiri tuaj po del qe “Dr. Halili nje zoti i dyti”!
I nderuari Dr. Naim, pershendetje ,
Ne jemi kologe dhe shokë, ta njoh sinqeritetin, bujarine, profesionalizmin e korreketsine. Per at dhe shume te tjera emisioni i juaj eshte i komentuar, andaj me lejoni qe te jap nje koment me te zgjeruar ne lidhje me emisionin e fundit qe pate me Dr. Halilin, ku nga ajo qe pash dhe degjova, ju that qe zoti nje e doktorri i dyti ,po ne si shikues pas rrefimit të mysafirit tuaj na doli ndryshe Dr. Halili nje zoti i dyti”( mos dalte nga goja ime).
Si shef i repartit te Kirurgjise Vaskulare dhe si kirurg vaskular qe kam disa rezultate modeste ,por te pa arritshme nga mysafiri i juaj do t’ju numroj disa te verteta te faktuara me letra jo me fjalë.
T’i shkojm me radhe:
- Dr.Halilin e prezentove si profesor, jo me fajin tuaj sepse ju i besoni intelektualit dhe mysafirit, qe e ftoni ne emision ,me siguri ashtu ju ka then, e ju nuk i keni kerku diplomen, Dr.Halili nuk eshte profesor e me se paku Prof. dr.
- Dr. Halili u prezentu me 15-16 specializime, nje specializim 4-5 vite shumzuar me 15 , i bie qe musafiri t’i ket rrerh 75 vite, specializime te cilat dite pas dite po e zhdukë ( avullon)nga nje sepse ne fillim kur erdhi ne Kosove shkonin edhe ne 17, kur t’i shtohet edhe fakulteti, shkolla e mesme e shkolla fillore dhe mosha deri ne 7 vite, ushtria etj. i bie qe ky zotri t’i ket mbi 100 vite qe tani. Ose dita e tije eshte 156 orê?
- Specializimi kurorezohet me diplome dhe licence, ndersa Dr . Halili ka vetem licence te kirurgut vaskular (pyeteni Oden e Mjekeve ne Kosove) dhe asnje licence tjeter as te kirurgut te pergjithshem e as te T.seksual!
Te gjithe titujt qe i vrgise ne raporte mjekesore jan falsifikat dhe jo valide ,sipas ligjeve te Kosoves dhe Gjermanise.
Ose pse i njejti nuk i vargise keto tituj ne raportet te pacientet ne Gjermani?!
- Cdo profesionist mjekesor e ka per detyre te shkoi ne edukim te vazhduar profesional, trajnime kongrese, sipoziume etj., por keto certifikime nuk numrohen specializime as kund e as ne Kosove.
- Foli per koleget Kosovar sikur: Nusja e mire po e kish syrin qorr!
Tani më jemi mësusr me refrenin e këtij kolegu,”këta këtu din po nuk kan mjete””
Sa bajatë është kjo gënjeshtër e kuptoni edhe ju , athua ky njeri vjen me aeroplan special pajiseje- mjete vaskulare kryen ndërhyrjen dhe shkon.
Mjetet janê në Kosovë dhe me to kryhen intervenimet , atëher i bjen se rrena i ka këbët e shkurta, sepse kirurgët vaskular në Kosovë kan dije dhe mjete.
- Foli per alamet suksese edhe ne Kirurgjin Vaskulare; ju njoftoi se vetem dy muajt e fundit kemi 2-3 raste te tija ne kliniken e Kirurgjise Vaskulare qe pas intervenimit (stentimit) nga Dr. Halili, pacientet kan perfundu me amputim ( prerje te kembes , njeri nga keta i moshes se re ,që në shenjë pendimi për dështimin profesional i drejtohet me nje mesazh urimi per festen e bajramit), këto dhe rastet tjera lehte mund ti vertetoni!
( populli thot pitja hahet tepsia mbetet)?!
Ose pse Dr. Halili nuk tregoi se eshte nen hetime per shkak te nje rasti qe i mbylli arteriet e hapura e vitale te nje te riu duke e kaluar ne imp., ndersa kolegu kosovar e permisoi gabimin e tij.dhe sot pacienti eshte i sheruar.
- Ose si mundet nje person qe nuk ka titull profesori te thot se ligjeroj atje e atje e atje, te udheheq nje repart te madh (populli thot kur ke pune ne oborrin tend nuk ke kohe te punosh ne oborrin e huaj), ose cili shef serioz i nje klinike serioze ka kohe te dal her ne Prishtine e her ne Tirane e te le kliniken pa mbikqyrje.
Ose çfare kuptimi ka nderhyrja kirurgjike , trajtimi profesional human nga profesionisti ,te pacienti e qe diten e operimit ose nje dite pas ta lë pacientin ne mëshiren e fatit dhe te ik ne Gjermani ( athua si e ndien veten pacienti i operuar kur nuk e shf kirurgun qe e ka operuar , kjo i ngjan sikur femiu i lindut nuk e shef nenen e tij pas lindje a??e ta vizitoi pas 2-3 jave (kjo mund te ndodhe vetem te ky doktorr “supermen”)!
8 Foli per nje zbulim
Shiqo te verteten
I shtyer nga shume pyetje nga popullata dhe mjekët e rinjë, specilizantët, etj. Si idetaor i adaptimit të këtij instrumenti, por edhe për shkak të të pavërtetave që i lexova ne lidhje me gjëja “supershpikje” të një instrumenti për trajtimin e enve te gjakut te njeriu, për hirë të së vërtetës dhe të popullatës së Kosovës e më gjëre po i’u jap disa sqarime:
Ne si eksperte të kësaj lëmie e dijmë se të gjitha procedurat endovaskukare te ne dhe ne botë kryhen me një shpuarje në enen (damarin) e gjakut – Arterie ose Venë, pa prerje, ose me një mini prerje. Kjo kështu ndodh dhe ndryshe nuk bën (ndrroi instrumenti apo nuk ndrroi, u bë i dyfisht apo jo, u bë më i hollë apo më i trashë, u bë i kthyshem apo i drejtë, një drejtimsh apo dy drejtimsh etj etj)! Ka ndodh dhe do te ndodh edhe ne te ardhemen sepse ndryshe nuk realizohen procedurat endovaskulare.
Kirurgjia endovaskulare ka filluar të zbatohet para dy dekadave dhe thënia se me modifikimin e një instrumenti është bërë“superzbulim” është tepër qesharak dhe nuk do koment!
Edhe ne Kosovë çdo ditë bëjmë modifikime, sepse ka raste gjatë operacionit të cilat na imponohen dhe nuk janë të përshkruara në literaturë, e këto modifikime bëhen me qëllim të kryerjes së një procedure, por nuk mund të krenohemi që zbuluam diçka të re!
Popullata duhet të dijë se ky nuk eshte zbulim sepse kur diçka zbulohet ai duhet të testohet në qindra raste dhe tani të dal si diçka është zbuluar e jo të modifikohet një instrument e të mos përdoret te asnjë pacient dhe të konsiderohet zbulim me pretendimin se pas disa muajve do te perdoret ne botë!
Duhet të bëhen punime shkencore dhe të arsyetohet përdorimi i atij instrumenti (rezultatet, komplikacionet, etj).
Para 4 viteve në bisedë e siper me kolegun në fjalë i dhash idenë se si mundemi nga njëra anë, pra me nje shpuarje të enes së gjakut ( damrit) t’i kthehemi edhe anës tjetër (drejtimi nga zemra, dhe drejtimi nga shputa e kembës) e mos ta shpojmë pacientin në të dy anët.
Ka qenë e ndershne dhe korrekte kolegu të përmendë bile në një fjalë se ideja e një modifikimi të këtij instrumenti, kësaj procedure, është e Dr. Elmi Ollurit!
Sepse Dr. Halili e din mirë qe ideja është e imja.
Por, edhe nje herë, duhet të dini se nuk mund te konsiderohet shpikje as supershpikje e as zbulim një adaptim i një instrumenti i cili ende nuk është përdorur, por edhe nese përdoret nuk ka kurrfar ndikimi te shëndeti i pacientit, sepse procedura – operacioni do te kryhet nga shpurja tjetër ose edhe ndrrimi i drejtimit të portës po në të njëjten anë.
Po te jemi të qartë se të gjitha procedurat endovaskulare kryhen me shpurje dhe prerje te vogla dhe nuk fillon e as nuk ndryshon asgjë edhe pas adaptimit të një instrumenti, të cilat instrumente inxhinieria biomjekësore i adapton e i ndrron thuajse çdo muaj në varesi të kërkesës së kirurgut apo ekspertit – adaptimet e tilla nuk konsiderohen zbulime!
Popullata duhet te dijë se në shëndetin e pacientit adaptimi i një instrumenti të tillë u përdor apo nuk u përdor nuk ka kurrfar ndikimi!
Sepse dallimi është jo signifikant – i paperfillshem, nese pacienti ne anestezion lokal shpohet një here apo dy herë me gjilpërë.
Andaj shkrimet e tilla është heret të bëhen, jane me shumë senzacionale se sa në të vërtetë kan diçka reale për shëndetin e pacientit vaskular; shkaktojnë një huti të panevojshme të tipit Burdushjan, e më tepër kan qëllim promovues për personin! Ne realitet, asgjë e veçantë për pacientin.
Dhe kur shiqohet qe ne raportin specialistik te nje eksperti shkruhen 15-17 tituj specialistik… edhe nje gje e tille nuk duhet t’iu befasoi!?
Sinqerisht: Dr.Elmi Olluri mr sc.
shef i R. të Kirurgjise Vaskulare
Kirurg vaskular
Prishtine