Edhe pse mund të tingëllojë si e pamundur lëkura me shkëlqim, maska e mëposhtme do të tregojë të kundërten.
Përpos që kjo maskë është krejtësisht natyrale dhe pa efekte anësore për lëkurën tuaj, është edhe shumë e thjeshtë për ta përgatitur, transmeton Klan Kosova.
Përbërësit:
- 1 lugë çaji sodë bikarbone
- Gjysmë luge çaji mjaltë
- Një lugë çaji vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit në enë të ndara, pastaj bashkoni në një enë derisa të krijohet një masë homogjene.Pastrojeni mirë fytyrën dhe vendoseni maskën.
Lëreni të qëndrojë në fytyrë për 10 minuta.Më pas largojeni maskën duke e pastruar fytyrën me ujë të vakët.
Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës dhe kjo e bën atë të mrekullueshme.
Përdoreni këtë maskë një herë në javë, nëse dëshironi lëkurë të butë, të bukur dhe plot shkëlqim.