“Më e pakta që mund të bësh është të qëndrosh në shtëpi, në mënyrë që edhe ne të mund të shkojmë në shtëpi te të dashurit tanë një ditë,” postoi Dr. Tim Cheng në rrjetin social të tij.
Pasi Dr Tim Cheng, një mjek pulmolog në Kaliforni, me rastet e pacientëve të pare me Covid-19, ai mori vendimin për tu izoluar, duke lëvizur në një tendë në garazh, për të shmangur mundësinë e infektimit të familjes me koronavirusin shkruan NBCnews.
Dr. Cheng është një nga shumë punonjës të kujdesit shëndetësor që ka vendosur të shpërngulet nga shtëpitë e tyre dhe në hapësira të përkohshme për të parandaluar përhapjen e komunitetit në mes të pandemisë përcjell Gazeta Shneta.
Pasi ai kaloi një natë në makinën e tij dhe katër net në një dhomë të thirrjes në spitalin e tij, gruaja e tij, Venus, erdhi me idenë për të ngritur çadrën në garazhin e tyre, në mënyrë që të mund të ishte akoma afër.
Në një postim në Instagram që doli shpejt viral, Dr. Cheng u bëri thirrje të gjithëve, sidomos brezit të ri, të praktikojnë distancën sociale. /Gazeta Shneta/