Gratë shtatzëna që konsumojnë shumë peshk, mbrojnë foshnjat kundër zhvillimit të skizofrenisë më vonë në jetë, thotë studimi i ri.
Hulumtimet e mëparshme kanë gjetur se nënat me sasi më të lartë në omega-3 dhe omega-6 kanë më shumë gjasa të kenë fëmijë me gjendje të shëndoshë të mendjes, transmeton Gazeta Shneta.
Acidet yndyrore gjenden në peshqit me vaj, si: toni, sardelet dhe salmoni të cilat janë të njohura si të mira për trurin.
Hulumtuesit gjetën se konsumimi i peshkut është faktor i jashtëm që ndryshon mënyrën e shprehjes së gjeneve – të njohur si ‘epigjenetika’.
Gjetjet gjithashtu mund të ndihmojnë studiuesit të zhvillojnë ilaçe të reja për të trajtuar skizofreninë, e cila mund t’i kthejë gjenet në funksionim normal./Gazeta Shneta/