Është koha e motit të nxehtë dhe diellit me rreze të forta.
E përveç që duhet të kujdesemi të mos qëndrojmë shumë gjatë nën këto rreze, qëndrimi i duhur bën që Dielli të mos kthehet në armikun tonë.
A e dini se dielli na duhet sepse:
Bën sintezën e vitaminës D, sasi të vogla të rrezeve ultraviolet janë thelbësore për shëndetin e mirë dhe çojnë në prodhimin e vitaminës D në lëkurë e cila, rregullon nivelin e kalciumit në gjak dhe është e nevojshme për shëndetin e kockave dhe të skeletit muskulor, shkruan Dr. Agon F. Bislimi, përcjell Gazeta Shneta.
Ekspozimi i pjesëve të zbuluara reth 15 minuta të paktën 3 herë në javë është i mjaftueshëm për të prodhuar vitaminë D.
Përmirëson disponimin pasiqë konsiderohet edhe si antidepresiv natyral.
Nga veprimi i dritës që ne shohim përmirësohet humori,nga prodhimi i endorfinës dhe serotoninës, substanca të cilat rregullojnë humorin,që ndërhyjnë në ritmin moral dhe biologjik të njeriut.
Rrezet ultraviolete shërbejnë edhe si mjekim për disa sëmundje të lëkurës
Ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolete ju këshillohet në përodorim tek disa sëmundje të lëkurës si, vitiligo, dermatitet atopike, psoriaza, etj./Dr.Agon Bislimi/Gazeta Shneta