Djersitja pas lindjes është normale dhe është më e shpeshtë gjatë momentit kur jeni në gjumë.
Përgjegjëse për këtë fenomen janë hormonet e shtatzënisë, pasi udhëzojnë trupin tuaj të nxjerrë jashtë të gjitha ato lëngje që në shtatzëni janë përdorur për të ushqyer fëmijën.
Edhe në qoftë se djersitja e natës është shumë intensive saqë ju prish edhe gjumin, prap mund të konsiderohet si një gjendje normale në javët pas shtatzënisë.
Sidoqoftë, ekzistojnë disa këshilla mjekësore për të luftuar këtë fenomen, të cilat mund t’i ndiqni në vijim.
Përpiquni të qëndroni sa më shumë e hidratuar, duke pirë sa më shumë lëngje, sidomos kur sapo zgjoheni nga djersët e tepërta.
Vendosni një peshqir të butë mbi jastëkun tuaj për të thithur lagështinë. Vishni rroba të lirshme, të lehta, zgjidhni pambuk, jomateriale sintetike. Sigurohuni që dhoma të ajroset mirë, mbani dritaren hapur.
Nëse mendoni se mund të keni ethe, matni edhe temperaturën./pernenat.al/