Një i ri nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë pas dhunës së ushtruar ndaj nënës së tij.
Amarildo Çerkini 35 vjeç, banues në Durrës, u denoncua gjatë ditës së djeshme nga nëna e tij e moshuar.
J. Çerkini 64 vjeçe tha para uniformave blu se i biri e ka rrahur duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Nëna deklaroi se kjo nuk ishte hera e parë që djali ngrinte dorë ndaj saj për motive nga më të dobëtat, por tha se e kishte duruar prej turpit, për të mos e bërë familjen me “njollë”.
Por për shkak se dhuna ishte shtuar dhe ishte bërë mjaft e egër këtë të martë, e moshuara i’u drejtua policisë, duke çuar në arrestimin e djalit nën akuzën e “Dhunës në familje”. /noa.al