Sëmundja e Julian Malankowska është konsideruar si mjaft e rrallë që ndodh nga 1 në 7 milionë raste.
Vogëlushi 8-vjeçar nga Lancashire i Britanisë së Madhe, u diagnostikua me leuçemi akute limfoblastike për herë të katërt në qershor të vitit 2017, pasi një sërë kurash dhe trajtimesh të kancerit nuk arritën të përmirësonin gjendjen e tij.
Julian nuk e mori trajtimin për një periudhë kohe pasi mjekët pohuan se kishin humbur të gjitha mundësitë për shërimin e tij.
Mamaja 8-vjeçarit Aneta tha se bota u përmbys për familjen e saj, pasi mjekët nuk i dhanë shpresa për të jetuar djalit.Në një moment, Julian i tha mamit të tij se ai “donte të vdiste” .
Por në një kthesë dramatike ndodhi, rezultatet analizave të gjakut të Julianit filluan të përmirësohen. Mjekët më vonë zbuluan se sëmundja e tij ishte transformuar në leuçemi akute mieloide (AML), një formë e shërueshme e kancerit.
Në vitin 2011, Julian u diagnostikua fillimisht me kancer në qelizat e bardha të gjakut. Ai arriti të mundë sëmundjen vdekjeprurëse tri herë pas disa raundeve të kimioterapisë dhe një transplant të palcës së kockave nga një donator në SHBA. Por kanceri u kthye për herë të katërt, duke e shkatërruar familjen e tij. Por mrekullia ndodhi. Testet treguan se Julian kishte “rritje të trombociteve” dhe prindërit e tij thonë se atyre iu tha se nivelet e kancerit në palcën e kockave të tij kishin rënë pothuajse me gjysmë./Burimi ”Kid’s time”