Rrëfim, nga Lana Hallowes
Djali im ka autizëm, ai është ‘në spektër’, siç thonë njerëzit. Ai ka një etiketë. Për mua megjithatë, ai mbetet djali im i vogël. Katërvjeçari I bukur, qesharak dhe i çuditshëm i cili po mëson për botën e tij.
“Ai është kaq i bukur”, pëshpëriti nëna, për djalin tim gjashtë uajsh. “Por a keni vënë re se kurrë nuk shikon në sy”?
Ai ishte 18 muaj kur filloi të shkonte në çerdhe. Bëra të gjitha sesionet dhe përgatitjet e orientimit, por e ndjeja në zemër se ai nuk ishte në rregull. Por, duke qenë një nënë për herë të parë, e hodha poshtë intuitën time. Ai ishte duke përjetuar ankth të ndarjes.
Megjithatë, ai nuk përjetonte ankth normal të ndarjes. Mësuesit e tij më telefononin për të ardhur në qendër, sepse ai vazhdimisht qnate dhe nuk mund të qetësohej. Unë e di tashmë se ai do të kishte vuajtur nga mbingarkimi ndijor dhe gjithashtu kishte të ngjarë që të ndihej i humbur, i hutuar dhe, të nxiste fajin e nënës, pasi e braktisa unë – vajtim!
Pas kësaj ngjarje, gjashtë javë më vonë e nxorra atë nga çerdhja dhe prita një javë para se t’ia fillonte sërish çerdhen. Pas një jave, mësuesja e tij e dashur më uli dhe më tha: “Lana, a keni pasur ndonjëherë shqetësime rreth ASD? Unë rrëfeva se po. Ajo gjithashtu me butësi më tha se ka disa rekomandime rreth kësaj.
Pas një dite të plotë profesionistët vëzhgonin dhe luanin me djalin, si edhe më intervistuan, raporti tregonte që djali kishte autizëm.
Ai ka ASD, por autizmi i tij nuk është diçka që i ka ndodhur atij, ndonjë pikëllim, një sëmundje që duhet të shërohet. Është integrale për atë që ai është dhe ai nuk do të ishte ai pa të.
Por unë gjithashtu e di se ai duhet të bëhet i vetëdijshëm për sëmundjen e tij. Ai duhet të jetë në gjendje të njohë kur ASD e tij po e bën një situatë të vështirë për të dhe, me shpresë, me gjithë ndërhyrjen e hershme që ai po merr, do të jetë në gjendje ta menaxhojë atë, në vend që ta pengojë gjatë tërë jetës së tij, përfundon ajo.
Ajo shpreson që përmes këtij rrëfimi, t’i inkurajojë nënat që t’i informojnë fëmijët për anomalitë e tyre, pavarësisht sa e rëndë të jetë ajo, me qëllim të përgatitjes emocionale dhe fizike në të ardhmen e tyre./Gazeta Shneta/