Jessie Hewitson, lexuese e Daily Mail, njëkohësisht edhe një nënë e një fëmije, ka rrëfyer për The Mail të dielën vështirësitë që po kalon me kumtimin e sëmundjes së djalit të saj – autizmin, transmeton Gazeta Shneta.
“Një djalë i shoqërueshëm, i dashur dhe i ndjeshëm ende nuk e di se është i diagnostikuar me autizëm. Ai është djali im. Unë dhe burri im ende nuk kemi gjetur mënyrën e duhur për t’i treguar atij, megjithëse ne e kemi ditur për sëmundjen që nga lindja.
Ai është mjaftueshëm i rritur për ta kuptuar. Madje, ai e di edhe se çfarë është autizmi, pasi që në klasën e dramës ai mëson për aftësitë e kufizuara dhe çrregullimit të deficitit të hiperaktivitetit të vëmendjes (ADHD).
Kështu që unë parashtroj pyetjen para shumë ekspertëve që nëse duhet t’i tregoni fëmijës që është me autizëm, ndërsa secili nga ta bien dakord që t’ia bësh të kuptueshme fëmijës sëmundjen e tillë është e rëndësishme për prindërit.
Por, unë ende mendoj se ndjehem e alarmuar për t’ia ulur vetëvlerësimin djalit tim fragjil. Në të vërtetë, ai e di se jam duke e shkruar një libër për autizmin.
Gjithsesi, plani im është që të vazhdojmë diskutimet tona për dallimet dhe pastaj të gjej një mënyrë për të folur për spektrin e autizmit. Po planifikoj të lexoj disa pasazhe nga libri im me të, për të parë nëse ndizet ndonjë bisedë.
Duhet të jetë një mënyrë e mirë për ta ndihmuar fëmijën të kuptojë veten më mirë.
Më uroni fat!”/Gazeta Shneta/