Djali i aktorit të njohur Johnny Depp duket se po përballet me probleme të rënda shëndetësore.
Jack, djali 16 vjeçar i Depp me aktoren Vanessa Paradis, është shtruar në spital, ndërsa nuk dihet ende se çfarë është gjendja e tij.]
Lajmi vjen pasi aktorja Paradis ka munguar në premierën e filmit të saj më të ri, për të qëndruar pranë djalit.
“Për fat të keq, Vanessa Paradis nuk ishte në gjendje të na bashkohej sonte. Ajo duhej të mungonte për shkak të problemeve serioze të shëndetit të djalit të saj”, ka shpjeguar regjisori i filmit.
Ndërkohë, Depp është në turne me grupin e tij muzikor “Hollywood Vampires” dhe dje është parë në Munich bashkë me bendin duke hupur në autobusin e turit.
Depp dhe Paradis kanë qenë bashkë që nga viti 1994 deri në 2014, pa u martuar asnjëherë, por kanë dy fëmijë bashkë./gazetashneta