Ju mund të jeni mësuar me disa mënyra që janë mjaft të lashta për të parashikuar gjininë e foshnjës.
Por sa për presionin e gjakut të nënës? A mundet një presion i gjakut të nënës të tregojë detaje nga gjinia e foshnjës suaj.
E pra, kjo është ajo që pohoi një studim i kohëve të fundit. Me sa duket, ekziston një lidhje midis presionit të gjakut të një gruaje para se të konceptohet dhe gjinisë së foshnjës suaj.
Studimi në të cilën morën pjesë rreth 3375 gra dhe që filloi në shkurt të vitit 2009, në këtë studim janë vlerësuar presioni i gjakut, trigliceridet, kolesterolin dhe glukoza, transmeton Gazeta Shneta.
Presioni i gjakut i cili ishtë para konceptimit u gjet të jetë më e lartë tek gratë që lindin një djalë sesa ato që lindën një vajzë.
Ky rezultat u llogarit pas rregullimit të moshës,kolesterolit, niveleve të edukimit dhe pirjes së duhanit.
Doli në pah se shtypja e lartë e gjakut të nënës para shtatzënisë rezultoi si një parashikues i pavarur për të zbuluar gjininë e foshnjës suaj./Gazeta Shneta/