Pyetjen e përditshme, në të cilën shtatzënat më se shpeshti përgjigjen me siguri: “djalë apo vajzë?”
“A është kjo aq e rëndësishme? Pse nuk shtrohet pyetja, nëse foshnja është shëndoshë?” pyet shtatzëna 31-vjeçe Rita.
“Ndoshta njerëzit këtë pyetje nuk e parashtrojnë sepse një gjë e tillë nuk pyetet? Ndoshta është pyetja banale? Në të vërtetë nuk mund të dihet me siguri prej100 për qind? Më duhet të pranoj kur e kam kuptuar se në barkun tim po lind një jetë e re, kam pasur dëshirë të jetë djalë. Por nuk është e rëndësishme, nëse dëshiron djalë apo vajzë, më vonë e kam kuptuar kur në javën e 12-të të shtatzënisë e kam bërë kontrollin e translucencës nuhale.
Rezultatet kanë treguar një rrezik të lartë se foshnja ime do të lind me sindromën Down, atëherë jam ndjerë sikur jam në vrimën e zezë. Në kokën time më lindën qindra pyetje, duke filluar nga ajo nëse do ta dua foshnjën time njëjtë, sikur të ishte gjithçka në rregull, deri te ndërprerja e shtatzënisë, edhe pse kam dashur familjen më shumë se gjithçka tjetër në botë.
Më e vështira në gjithë këtë ka qenë që nuk e kam ditur sa janë të besueshme rezultatet. A duhet gjithë shtatzëninë ta kalojë në frikë? A duhet të përgatitem për më të keqen? Si do t’ia tregojë këtë familjes dhe miqve?”
Gjinekologia atëherë më ka propozuar të bëjë testin joinvaziv prenatal Nifty.
“Nuk e kam ditur çfarë do të thotë Nifty, çfarë do të thotë testi prenatal, e aq më pak, çfarë do të thotë joinvaziv. Çfarë testi është ai? Çka do të mund të kuptojë përmes tij? A do të jenë rezultatet të besueshme nga matja e translucencës nuhale?”
Nifty është emri i testit, mund ta bëjë çdo shtatzënë qysh në javën e 10-të të shtatzënisë. Joinvaziv do të thotë që nuk hyn në trupin e shtatzënës dhe kjo e bën plotësisht të sigurtë dhe pa dhimbje. Kryhet me marrjen e gjakut të shtatzënës, sikur veprimet e tjera laboratorike. Gjaku dërgohet për analiza, dhe rezultatet merren për 6-8 ditë. Rezultatet tregojnë nëse ekziston rreziku që foshnja të lind me sindromën Down, apo me ndonjë çrregullim të shpeshtë gjenetik.
Nifty ka ndjeshmërinë më të madhe sesa 99%, për dallim nga translucenca nukalenuhalne ku ndjeshmëria sillet në mes të 60-70%, andaj me marrjen e rezultateve mund të siguroheni në ndjeshmërinë dhe saktësinë e tij. Nuk ka më hamendje dhe frikë. Mund ta kaloni shtatzëninë pa brenga dhe të përgatiteni për ardhjen e anëtarit të ri.
Kështu edhe Rita pas bisedës me gjinekologun ka vendosur për Nifty: “Kam qenë shumë me qetë kur gjinekologia më është përgjigjur në të gjitha pyetjet e mia, sepse me siguri të plotë e kam ditur nëse do të lind foshnja ime e shëndoshë apo jo. E kam ditur se e dua foshnjën më shumë se gjithçka tjetër në botë. Para rezultateve pata vendosur që në rast se do të ketë ndonjë sëmundje gjenetike, të pyes rreth mundësisë së terapisë më të mirë dhe risitë që medicina moderne i ofron në këtë moment gjatë shtatzënisë, kështu që e qetë do ta presë lindjen.
Në rast se rezultatet janë të mira, do të jem e qetë dhe e relaksuar. Rezultatet kanë arritur shumë shpejtë dhe për kënaqësinë time të madhe, kanë qenë të shkëlqyeshme. Nuk ka pasur më dyshime e brenga, shtatzënia e qetë ishte para meje. Mezi po pres të të njoftoj, princi im i vogël”.
Nëse të intereson edhe Ty, sikurse Ritës, për më shumë për testin Nifty Klikoni KËTU