Ka jashtëzakonisht shumë tregime të vjetra popullore rreth përcaktimit të gjinisë së foshnjës të cilat shpesh tejkalojnë parashikimet shkencore të gjinisë.
Më poshtë ju sjellim disa nga këto tregime që janë mjaft të përhapura në disa kultura përfshirë edhe këtu tek ne.
Nëse nëna ka dëshirë që të konsumojë ushqime të ëmbla gjatë tërë kohës atëherë është një shenjë se fëmija që bart është një vajzë e vogël. Derisa ushqimet që janë të kripura apo të njelmëta tregojnë se do të keni një djalë, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse nëna ka një pamje më të ndritshme se më herët të shtatzënisë atëherë thuhet se kjo është vajzë sepse ia vjedhin pamjen e mirë nënës.
Ndërkaq për të gjitha ju që keni sëmundje në mëngjes e shoqëruar me vjellje apo të përziera atëherë është një shenjë që keni një vajzë. Në anën tjetër shumë nëna raportojnë se nuk kanë këto sëmundje në mëngjes kur kanë pasur një djalë.
Këto ishin disa nga tregimet e hershme të nënave që kanë përcaktuar gjininë e foshnjës./Gazeta Shneta/