Sapo lind një fëmijë, një nga shqetësimet më të mëdha të prindit është të sigurohet që foshnja është në madhësi dhe peshë normale.
Një lartësi dhe peshë normale tregojnë se foshnja është duke u rritur në mënyrë të shëndetshme, transmeton Gazeta Shneta.
Pasi që vetëm doktori mund të tregojë se çfarë është normale për një fëmijë të caktuar, kërkohet kontrolli i rregullt për t’u siguruar që foshnja është e shëndetshme.
Në moshën tre muaj, një foshnje e gjinisë femërore është rreth 60 cm e gjatë, derisa një bebe e gjinisë mashkullore është 61.5 cm.
Derisa sa i përket peshës, një foshnje e gjinisë mashkullore duhet të peshojë rreth 6.4 kg. Foshnja e gjinisë femërore duhet të peshojë rreth 5.8 kg.
Mjekët i referohen disa tabelave në mënyrë që të sigurohen që foshnja është brenda udhëzimeve të dëshiruara bazuar në madhësinë dhe moshën e lindjes së foshnjave./Gazeta Shneta/