Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë ata kanë zgjedhur që ta shijojnë gjithçka për veten e tyre, pa e ndarë me publikun virtual përmes fotove apo videove të ndryshme. E ndërsa, ne të gjithë prisnim ditën e djeshme dedikime të ndjera apo urime të bukura për ditën e lindjes së Xhensilës, çifti i njohur i showbiz-it shqiptar ka preferuar një tjetër mënyrë origjinale për të festuar 26- vjetorin e këngëtares së njohur.
Ka qenë vetë Xhensila Myrtezaj ajo që ka postuar në Instastory-n e saj dy foto të rralla, por që flasin shumë dhe dëshmojnë anën tjetër njerëzore dhe të prekshme të saj si artiste, si nënë, si bashkëshorte, e jo vetëm. Në kishë, të tre bashkë me Ajkën e vogël, ata kanë zgjedhur që ta festojnë kështu 26-vjetorin e lindjes së këngëtares, duke u ndjerë falenderues dhe të plotësuar për gjithçka kanë deri tani.
Në foto, shfaqen këmbët e tyre, të veshura me këpucë të kuqe, ndërsa në foton e dytë Xhensila shkruan: “Faleminderit At”!
E ku ka më bukur se të festuarit në mënyrë të ndjerë dhe mbi të gjitha origjinale të një tjetër viti që ikën, por që Xhensila Myrtezaj ka arsye me shumicë që të ndihet plot e rrethuar nga dashuria, shëndeti, mirënjohja dhe respekti i atyre që e rrethojnë në jetën e saj.