Në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, dita e djeshme ka qenë e jashtëzakonshme sa i përket numrit të lindjeve.
Katër nëna kanë sjellë në jetë fëmijë binjakë, raporton Gazeta Shneta.
Dy nëna kanë lindur binjake vajza, një nënë ka lindur djem, ndërsa e katërta ka lindur binjakë të të dyja gjinive.
Në raportin e Gjinekologjisë janë regjistruar gjithsej 38 lindje me 42 foshnje.
Në numrin e përgjithshëm janë 16 djem dhe 26 vajza.
16 nëna kanë lindur me operacion cezarian, ndërsa 14 gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/