Në Ditën Ndërkombëtare të Veshkës ku promovohet shëndeti në gjithë botën, në Kosovë pacientët përballen me mungesë të barnave.
Pacientët në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK, kanë protestuar disa herë për mungesë të barnave dhe materialeve, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë klinikë është duke munguar që disa muaj njëri nga produktet kryesore medicinale për trajtimin e sëmundjeve të veshkës.
Kontrata për “Erythropetin Beta” është dhënë më 10 tetor të vitit të kaluar, por nënshkrimi i saj ende nuk është bërë nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Erythropoetina është hormon i cili prodhohet në veshka dhe stimulon prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Në mungesë të këtij medikamenti, pacientët detyrohet të marrin gjak.
Ismaili është arsyetuar me mungesë të sistemit të mirëfilltë për furnizimin me barna në QKUK. Ai ka thënë se po krijohet një sistem i ri i cili do të mundësojë që kontratat e reja të përgatiten para skadimit të afatit, në mënyrë që furnizimi të jetë konstant.
Megjithatë ai ka deklaruar se deri në qershor do të vazhdojë mungesa e furnizimit. /Gazeta Shneta/