Në ditën ndërkombëtare të autuizmit apelohet për rritjen e ndergjegjesimit për autizmin, si nje çeshtje globale e shendetit publik me theks te veçante ne diagnostikimin dhe ndërhyrjen e hershme, pasi kjo është mundësia më e madhe për të ndërhyrë dhe për të bërë më të lehte rrugën e jetës së fëmijëve me autizëm .
Autizmi, një sëmundje që prek më së shumti fëmijët e moshës 1-2 vjeç, ka njohur rritje vitet e fundit në botë, ndërkohë që mjekët vënë theksin tek kapja në kohë e kësaj sëmundje. Edhe pse mungojnë statistikat zyrtare për prekshëmrinë e kësaj sëmundje, specialistët përllogarisin se 1% e fëmijëve në vend kanë shfaqur shenja të autizmit.
Referuar evidencave në këtë fushë sot autizmi vjen në raport 1 në 100 fëmijë, pra më e shpeshtë se kanceri, diabeti e SIDA të marra sëbashku. Autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës dhe mund të kuptohen nga një specialist kur fëmija është në muajin e pestë, ndërsa shenjat me të dukshme variojnë nga 18 deri në 36 muajsh.
Cfarë është Autizmi ?
Autizmi është një çrregullim fizik i trurit, që bëhet shkak për një aftësi të përhershme të kufizuar të zhvillimit. Simptomat e shumta të autizmit mund të shfaqen vetvetiu ose të kombinuara me gjendje të tjera shëndetësore, si: zhvillim mendor i vonuar, verbëria, shurdhësia dhe epilepsia.
Çdo fëmijë me autizëm është i veçantë, me gamë të veçantë simptomash dhe sjelljesh. Gjithsesi, si rezultat i studimeve në shkallë të gjerë që janë bërë në harkun e shumë viteve, ku u përfshinë edhe fëmijët me autizëm, janë përcaktuar fusha të gjera ngjashmërie.
Paaftësia e fëmijëve me autizëm për të krijuar aftësi të ndërveprimit shoqëror normal është karakteristika më e dallueshme e autizmit. Simptoma e dytë më e rëndësishme e autizmit janë problemet që kanë të bëjnë me të folurit, gjuhën dhe komunikimin. Afërsisht 40% e fëmijëve me autizëm nuk flet fare.
Simptoma e tretë ka të bëjë me marrëdhënien anormale me sendet dhe ngjarjet. Zakonisht, fëmijët me autizëm nuk janë në gjendje që të ndërveprojnë normalisht me to. Një shenjë tjetër janë reagimet anormale ndaj stimulit shqisor. Fëmijët me autizëm kanë vështirësi ndaj dallimit të tyre.
Simptoma e pestë ka të bëjë me vonesat dhe ndryshimet në zhvillim dhe simptoma e gjashtë është se autizmi fillon gjatë foshnjërisë ose fëmijërisë. Referuar evidencave në këtë fushë sot autizmi vjen në raport 1 ne 100 femijë, pra më e shpeshtë se kanceri, diabeti e SIDA të marra së bashku. /Gazeta Shneta