Disa ushqime që fëmija juaj të jetë i shëndoshë

2018-09-17 në ora 06:36

Ushqimi tek fëmijët duhet të jetë i ekuilibruar dhe i dobishëm për të vegjëlit tuaj. Fëmija juaj ka nevojë për rreth 50% të kërkesave me kalori nga karbohidratet, 30% nga yndyrnat dhe 20% nga proteinat. Si prind, ju duhet të siguroheni që fëmija të hajë ushqim nga të gjitha grupet ushqimore këtu transmeton Gazeta Shneta

  1. Karbohidratet:

Të vegjëlit kanë nevojë për sasinë e duhur të karbohidrateve për energji të mjaftueshme, ushqimet që janë të pasura me karbohidrate janë: përfshirja e ushqimeve të grurit si buka, drithërat dhe makaronat.

  1. Proteinat:

Proteinat janë lënda ushqyese kryesore për rritjen, ndërtimin dhe zhvillimin e muskujve poashtu edhe  ndërtimin e antitrupave. Proteinat gjenden në këto ushqime si peshku yndyror, produktet e qumështit dhe vezët.

  1. Kalciumi:

Kalciumi është jashtëzakonisht i domosdoshëm për kockat e forta. Përfshini ushqime të pasura me kalcium, siç janë djathi, kosi, lulelakër, brokoli, spinaqi.

  1. Vitaminat:

Vitaminat janë mjaft të nevojshme për funksionimin normal të trupit. Vitaminat ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar të foshnjës tuaj, nxit rritjen dhe zhvillimin, ndihmojnë në funksionimin e qelizave dhe organeve të ndryshme./Gazeta Shneta/.

– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *