Kuzhinat tona duken shumë shpesh si arenë lufte për shkak të objekteve të pafundme që duhen mbajtur në rregull, një ëndërr e keqe. Por mënyra për të gjetur vend për të gjitha ka dhe ja cilat janë ato.
Gjëja e parë e rëndësishme është të hedhim sendet që nuk përdorim prej kohe, ose të bëjmë atë që quajmë decluttering ( pastrimin nga objektet e panevojshme) , as kuzhina nuk i shpëton këtij rregulli. Hidhni erëzat që keni prej kohësh, sepse mbas një periudhe të caktuar ato kanë humbur aromën dhe vetitë.
Gjëra të tjera që mund të hidhni janë dhe të gjithë aksesorët që nuk keni përdorur kurrë, si vegla që largon bërthamën e ullinjve për shembull . Nëse filloni të pastroni me këtë logjikë do të shihni përmirësime të vogla imediate.
Përdorni ndarëset. Ekzistojnë në shitje ndarës shumë të domosdoshëm vertikal apo horizontal që i japin një rregull rafteve dhe sirtarëve tuaj. Ndarëset nëpër sirtarë ju japin mundësinë të krijoni disa hapësira dhe të mos i futeni me kokë dhe egërsi kërkimit të lugës së drurit. Kavanozët nga ana tjetër janë një bekim kur vjen puna te rregulli.
Miell, perime, pasta, erëza, por dhe paketime me sodë buke ose maja, aroma të ndryshme si ginger, kanellë qëndrojnë shumë mirë nëpër kavanoza dhe do ju evitojnë pluhurin dhe paketime të tepërta nëpër sirtarë.
Përdorni tabakatë. Nëse keni disa sende që doni t’i vendosni nëpër rafte atëherë mund të përdorni tabakatë për t’i bashkuar. Kjo e bën më të lehtë lëvizjen dhe kërkimin e tyre duke evituar ndotjen e sirtarëve apo dollapeve me mbetje të vajit apo uthullës.
Rrjeshtoni mirë sendet, ndonëse duket diçka banale ju siguroj që llogjika e renditjes së tenxhereve dhe tiganëve siguron hapësira të tjera të pamenduara më parë.
E kuptoj që shpejtësia ndonjëherë na e merr dorën por ja vlen të impenjohemi pak për mos t’u çmendur më pas.
- Bëni një zgjedhje midis gjërave që përdorni dhe hidhi tepricat
- Ndarëset do ju ndihmojnë që të mbani në rregull sirtarët
- Kavanozët do të zgjidhin problemin e rafteve
- Mos harroni që tabakatë do ju ndihmojnë më objektet e vogla.