Sa më shumë që të bisedoni me fëmijët tuaj, ka më shumë mundësi që ata të mësojnë se si të flasin. Por, mbani në mend se ka fëmijë që mësojnë me ritme të ndryshme dhe mos u shqetësoni nëse fëmija juaj fillon të flasë më vonë.
Ka shumë mënyra se si të mësoni fëmijën tuaj të flas, më poshtë gjeni disa prej tyre:
Flisni sa më shumë dhe sa më shpesh tek fëmija juaj. Shikoni me kujdes fytyrën e tyre dhe shfaqni interes sa herë që ata përpiqen të flasin me ju.
Përqëndrohu në atë që fëmija juaj po përpiqet ta thotë dhe jo në atë se sa qartë po i thotë fjalitë. Mundohuni ta bëni fëmijën që të jetë i sigurtë për t’iu folur.
Kur fëmija komunikon me sukses, jep reagime të qarta. Për shembull, mund t’hi thuash, “Po, ke të drejtë. Kjo është luga”.
Flisni me zë punët që po bëni, për shembull “Heqim çorapet” ose “Largojmë këpucët”. Në këtë mënyrë fëmijët lidhin fjalët me veprimet dhe mësojnë më shpejt.
Kur i jepni fëmijës tuaj drekën, vendosni pjatat në tavolinë dhe thuani se është koha e drekës. Ata do të kuptojnë se dreka e tyre është e gatshme dhe do të vijë në tavolinë sepse ka ndjerë aromën e ushqimit dhe ka vërejtur se ka diçka mbi tavolinë.
Jepni fëmijës kohë për të folur rreth aktiviteteve të përditshme. Nëse i pyetni diçka, lini një pauzë rreth 10 sekona kështuqë ata do të kenë pak kohë për të menduar dhe për t’u përgjigjur.
Ekspozoni fëmijën tuaj në ambiente të hapura ku ata mund të dëgjojnë më shumë fjalë. Merrni me vete në autobus, në shkollë apo edhe për shëtitje. Tregoni gjërat që shihni kur jeni jashtë.
Dhe kur është moti i mirë, merreni një batanije në kopsht ose park dhe shtrihuni me fëmijën tuaj. Kërkoji që t’i mbyllë sytë dhe të dëgjojë me kujdes, pas pak minutash pyetni atë se çfarë ka dëgjuar. Ju pastaj mund ta dëgjoni duke iu treguar pët erën në pemë, zogjë ose zhurma të kafshëve./GazetaShneta/