Sa do shokuese që ju duket, agresioni është një pjesë normale e zhvillimit të fëmijës suaj. Aftësitë gjuhësore primitive, dëshira e egër të bëhet i pavarur dhe impulsiviteti i fëmijëve të kësaj moshe i shtyn ata të grinden fizikisht. “Një shkallë goditjesh dhe kafshimi është krejtësisht normale, sepse 2-vjeçarët janë shumë të përqëndruar në “unë” dhe “imja”, thotë Nadine Block, drejtor ekzekutiv i Qendrës për disiplinë efektive në Columbus, Ohio.
Kështu, sjellja e 2-vjeçarit tuaj mund të ju vë në siklet dhe të ju shqetësojë – dhe kjo sigurisht nuk është në rregull që t’i lëndojë fëmijët e tjerë – kjo nuk do të thotë se ju duhet të grindeni për këtë. Duke e bindur vazhdimisht fëmijën tuaj të kuptojë se sjellja agresive nuk e privon atë dhe duke i treguar atij mënyra tjera për të shprehur ndjenjat e tij, ju mund ta ndihmoni të kontrollojë veten dhe të mësojë të luaj së bashku me të tjerët.
Çfarë mund të bëni për agresionin
Përgjigje e shpejtë. Mundohuni të përgjigjeni menjëherë kur ta shihni fëmijën tuaj agresiv. Është tunduese të prisni derisa ai të goditë vëllanë e tij për herë të tretë para se t’i thoni: “Mjaft më!” (Sidomos kur e keni qortuar tashmë disa herë në orën e fundit). Gjithashtu, është mirë ta kuptojë menjëherë se është duke bërë diçka të gabuar.
Largojeni nga situata për një kohë të shkurtër – për një 2-vjeçar, madje disa sekonda mund të mjaftojnë. Ideja është që ai të lidhë sjelljen e tij me pasojat dhe të kuptoj se nëse godet apo kafshon, ai do të humbas argëtimin.
Ndiqeni. Nëse 2-vjeçari juaj merr topin në qendër të sallës sportive dhe menjëherë fillon ti gjuaj fëmijët tjerë, nxirreni jashtë. Uluni bashkë me të dhe shikoni fëmijët e tjerë duke luajtur, duke i shpjeguar se ai mund të kthehet në lojë, kur është gati të argëtohet pa i lënduar të tjerët.
Pa marrë parasysh se sa i zemëruar jeni me të, mos tentoni t’i bërtisni, ta goditni, apo t’i thoni fëmijës tuaj se është i keq. Në vend që të ndryshoni sjelljen e tij, thjesht mësojeni se agresioni verbal dhe fizik janë rruga për tu larguar, kur ai është i çmendur. Në vend të kësaj, dëshmoni se ju mund ta kontrolloni durimin tuaj, që mund të jetë hapi i parë për ta ndihmuar edhe atë ta kontrollojë durimin e tij.
Mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Ndonjëherë agresioni i fëmijës kërkon më shumë ndërhyrje se që mund ti sigurojë një prind. Nëse 2-vjeçari juaj ju duket se po sillet në mënyrë agresive më shpesh sesa duhet, nëse ai vazhdimisht frikëson apo shqetëson fëmijët e tjerë, ose në qoftë se përpjekjet tuaja për të frenuar sjelljen e tij nuk janë duke funksionuar, bisedoni me mjekun e tij./GazetaShneta/