Na lehtësojnë shumë punë dhe janë kthyer në pjesë të përditshmërisë tonë. Të gjithë i përdorim me qejf edhe për shkak të erës së mirë.
Mirëpo, në shumë prej tyre nuk shkruhet se nga cila firmë janë prodhuar dhe ç’përmbajnë. Pra nuk kemi asnjë ide se cilat lëndë kimike kalojnë në kontakt me lëkurën tonë.
Shumë letra të lagura shkaktojnë reaksion në lëkurë dhe në vend që të heqin bakteret i përhapin më shumë ato.
Lëngu në të cilin janë letrat ngjitet për lëkurë dhe parandalojnë ajrosjen e saj.
Të shumtë janë edhe rastet kur janë shtruar në spital pasi kanë përdorur letrat e lagura, të diagnostikuar me detmatit.
Një tjetër rrezik nga letrat e lagura është edhe mostretja e tyre duke shkaktuar ndotjen natyrë.
Letrat e lagura që përfundojnë në det janë të rrezikshme pothuajse sa qeset plastike dhe shkaktojnë deri edhe vdekjen e gjallesave të detit pasi i gëlltisin.
Ndërsa letrat e lagura që hidhen në tualet mund të çojnë deri në bllokim të tubacioneve./tvklan.al