Që nga koha kur ju kanë ardhur periodat e para me siguri keni dëgjuar shumë mite dhe histori që ju kanë ngulitur në mendje shumë të pavërteta!
E ndonëse ditët e sotme, mundësia për të aksesuar informacionin është më e lartë, mjekët shprehen se ende ka shumë ‘mite’ që qarkullojnë në rrethet e vajzave dhe grave.Më poshtë do të listojmë të gjitha të vërtetat që duhet t’i dëgjoni vetëm nga gjinekologët.
Të të vijnë periodat çdo muaj nuk do të thotë që jeni fertile
Cikli i rregullt është një tregues i fortë i ferilitetit dhe që ju po evoloni, por të qenët Nertile kërkon më shumë sesa një vezë të shëndetshme, spermë një mitër dhe gypat e Falopit. Kërkoni ndihmën e një gjinekologu gjashtë muaj pas përpjekjeve për të mbetur shtatzënë (nëse jeni mbi 35-vjeç) dhe një vit pas përpjekjeve nëse jeni nën moshën 35-vjeç.
Nuk mund të mbeteni shtatzënë gjatë periodave
Sperma mund të jetojë në sistemin riprodhues deri në 5 ditë, ndaj nëse bëni seks të pambrojtur gjatë ditëve të ciklit, sërish mund të mbeteni shtatzënë.
Periodat duhet të vijnë çdo muaj
Nëse merrni pilula kontraceptive, ose çfarëdolloj metode tjetër mbrojtëse mund të ndodhë që periodat mos të vijnë çdo muaj ! Kjo sepse hormonet e kokrrave mund të hollojnë shumë muret e mitrës dhe ju thjesht të vëreni disa njolla kafe ditët e ciklit dhe jo perioda të mirëfillta. POR nëse nuk jeni me kontraceptivë, atëherë PO periodat duhet t’ju vijnë çdo muaj (21-28 ditë)