Fuqia që nënat kanë për të rritur edhe lindur foshnjën është jashtë çdo limiti. Është një proces me të vërtetë marramendës (për të mirë) po ta mendosh se sa e vështir mund të bëhet procedura e lindjes.
E për ta zbutur paksa këtë mendim, një artist ka zgjedhur të bëjë disa punime humoristike rreth lindjes dhe shtatzënisë, transmeton GazetaShneta.
Në këto ilustrime mund të vërehet qarti sensi i humorit të artistit që njihet me emrin “Simpsons artist”. Aty shfaqet një grua e ilustruar me foshnjen brenda stomakut të saj, por që pozita e foshnjes është jashtë çdo imagjinate, transmeton “Mother.ly”.
Njëra nga fotot që është shpërndarë shumë në internet ka qenë njëra kur gruaja është e ulur në një top dhe përshkrimi shpjegon se kinse në këtë periudhë të shtatzënisë, edhe foshnja qëndron ulur sikur nëna.
Shumë nëna nëpër internet e kanë parë anën humoristike të postimeve ku kanë komentuar me humor./GazetaShneta/