Diktimi i fibrilacionit atrial me orë të mençur ose kamerë të telefonëve ka arritur më se 95% saktësi

2018-06-13 në ora 08:57

Rezultatet e testimit të AF WATCH, testim klinik ky I pari internacional e me perspektivë, që vlerëson saktësinë e një ore të mençur për të zbuluar fibrilacionin atrial u prezantuan në Kongresin Evropian të Ritmit të Zemrës (EHRA 2018; 18 – 20 mars, Barcelonë, Spanjë).

Preventicus, një kompani Gjermane siguroi aplikacionin për analizën e verbër të një minute të të dhënave të papërpunuara  plethysmografike (të regjistruara me orën e mençur Samsung Gear Fit II).

Saktësia totale e aplikacionit ishte 95.7% me vlerë pozitive aplikuese prej 97.8% në krahasim me diagnozën EKG, nga dy kardiologë që u pajtuan njejtë, njofton CardiacRhythmNews, transmeton Gazeta Shneta.

Aplikacioni “Preventicus Nightwatch” për orën e mençur përfshin atë algoritëm. Mund të analizojë vazhdimisht pa ndërprerë 24/7 të dhënat e papërpunuara të pletysmografisë dhe të dokumentojë ngjarje të fibrilacionit atrial që zgjasin të paktën një minutë. Aplikacioni do të lansohet në Evropë si një pajisje mjekësore e çertifikuar.

I njëjti algoritëm është tashmë i disponueshëm në një aplikacion me kamera të telefonëve të mençur (“Preventicus® Heartbeats”, një pajisje medicinale me shenjën CE në BE).

Rezultatet e testit përkatës DETECT AF PRO (ID ClinicalTrials.gov: NCT02949180) u prezantuan për here të pare në EHRA. DETECT AF PRO është një testim i ndryshëm nga ai WATCH AF dhe është gjithshtu një studim internacional me perspektivë ku marrin pjesë edhe 627 pjesëmarrës.

Saktësia totale e aplikacionit të kamerës me smartfonë për të zbuluar fibrilimin atrial ishte 96.5% me një vlerë pozitive parashikuese prej 99.3% krahasuar me diagnozën ECG bazuar në dy kardiologë që janë pajtuar për këtë.

Ngjarjet e fibrilimit atrial zbuluar nga algoritmi Preventicus janë të qasshme në një platformë të dedikuar  teknologijke, duke lejuar profesionistët mjekësorë të mbikqyrin pacientët e tyre duke përdorur teknologjinë e re. Algoritmi Preventicus analizon çdo rrahje të zemrës të regjistruar dhe e klasifikon atë si të rregullt ose të parregullt.

Raporti që i mundëson profesionistëve të mjekësisë për të rrahur me rrahje të kuptojë ngjarjet e regjistruara./CardiacRhythmNews/GazetaShneta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *