Dietat me produkte qumështore mund të jenë të shëndetshme vetëm në rastet kur konsumohen sasi e mjaftueshme kalciumi nga ushqimet e tjera si arrat, farat dhe peshku.
Dihet se qumështi dhe produktet e tjera qumështore si djathi, kosi dhe jogurti përmbajnë sasi të lartë kalciumi të cilat janë mjaft të rëndësishme për eshtra shkruan BBC News, transmeton gazetashneta.
Në rast se doni t’ia filloni dietës me produkte qumështore,rekomandimet tregojnë se për të rriturit është e preferuar që të marrin 700mg kalcium brenda një dite, ndërsa për personat në moshen prej 11-18 vjet preferohet të mirren 1000mg.
Nga një sondazh i mundësuar nga një kampanjë bamirësie tregohet se shumë të rinj kërkojnë këshilla dietike nga blogerët dhe videot në internet.
Preferohet këshilla me mjekun përpara se të merrni një vendim të tillë./Gazeta Shneta/