Urime! Ju keni arritur tremujorin e tretë të shtatëzënisë tuaj dhe ju duhet të ndjeheni super të lumtura! Ju jeni në pjesën e fundit të shtatzënisë dhe së shpejti do të merrni për të mbajtur fëmijën tuaj në krahë. Mund të ndjeheni sikur festoni duke ngrënë pjatat tuaja të preferuara, por do t’ju duhet t’i rezistoni tundimit.
Do të duhet të vazhdoni me një dietë të shëndetshme edhe gjatë kësaj kohe edhe për një lindje të shëndetshme!
Rritja dhe zhvillimi i foshnjës tuaj do të varet nga ajo që hani, dhe kjo është arsyeja pse dieta e shtatëzënësisë nga 7 deri në 9 muaj është e rëndësishme shkruan FirstCryParenting.
Tani do të keni nevojë për rreth 200 kalori shtesë çdo ditë, dhe një sasi adekuate të vitaminave, fibrave dhe mineraleve transmeton Gazeta Shneta.
–Këtu është ajo që duhet të përfshini në dietën tuaj të shtatëzanisë.
1) Ushqime të pasura me hekur
Një dietë që i mungon hekuri mund të çojë në anemi gjatë shtatëzanisë, e cila mund t’ju bëjë të keni marramendje dhe të jeni të lodhura. Mund të shkaktojë edhe gjakderdhje gjatë lindjes.
Prandaj, të ngrënit ushqime të pasura me hekur është e nevojshme.
Në dietën tuaj të fundit të shtatëzanisë, ju mund të përfshini mish, produkte të qumështit, vezë, grurin dhe fasulen.
2) Ushqime të pasura me proteina
Trupi juaj do të ketë nevojë për rreth 70 gram proteinë gjatë kësaj faze pasi ndihmon në formimin e trupit të foshnjës.
Ushqimi i pasur me proteina do të sigurojë që niveli i glukozës tuaj në gjak të mbetet konstante dhe rreziku i diabetit të minimizohet. Mund të hani ushqime si,bishtajore, peshk dhe mish.
3) Ushqime të pasura me acid folik
Acidi folik gjendet në perime me gjethe jeshile si spinaq dhe këto mund t’i përfshini në dietën tuaj të tremujorit të tretë. Konsumimi i ushqimeve të pasura me acid folik do të sigurojë rritjen e duhur të fetusit dhe ul rrezikun e peshës së ulët të lindjes së foshnjës tuaj.
4) Ushqime të pasura me kalcium
Në tremujorin e tretë të shtatzënisë, eshtrat e foshnjës tuaj duhet të forcohen dhe për këtë, dieta juaj e shtatëzënësisë duhet të përfshijë rreth 800 mg kalcium.
Për të përmbushur kërkesat tuaja për kalcium, mund të shtoni dhe produkte qumështi si djathë, dhe kos në dietën tuaj.
Salmoni dhe arrat janë gjithashtu burime të mira të kalciumit.
5) Arra
Arrat janë një burim i mirë i proteinave, tianinës dhe acideve yndyrore thelbësore omega-3.
Dhe nëse po kërkoni ushqime për të rritur peshën në tremujorin e tretë, duhet të hani më shpesh dhe të përfshini ushqime që janë lëndë ushqyese dhe të dendura në kalori si frutat e thata, arrat dhe gjalpë kikirikun.
Këtu janë dhe disa këshilla dietike për fund që duhet të ndiqni gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë:
-Mos humbni ndonjë vakt dhe hani ushqime të vogla.
-Sigurohuni që dieta juaj ditore përfshin të gjitha lëndët ushqimore të kërkuara.
-Largoni sheqerin dhe kripën nga dieta juaj.
-Uleni konsumin e pijeve me kafeinë.
-Hjekni dorë nga duhani;
-Shmangni ngrënien e ushqimeve të skuqura dhe pikante pasi ato mund të çojnë në urth dhe dispepsi. /Gazeta Shneta /