Megjithëse mund të cilësohen si problem i adoleshencës, aknet vazhdojnë të shfaqen edhe më vonë.
Nga hormonet deri tek gjenetika dhe regjimi për kujdesin e lëkurës, aknet tek të rriturit mund të nxiten nga shumë faktorë, përfshirë edhe ajo çfarë hani.
Sipas ekspertëve, personat që vuajnë nga aknet duhet të shmangni ushqimet e ëmbla, të konservuara dhe ato shumë të përpunuara, si pijet e gazuara, drithërat me sheqer që konsumojnë në mëngjes, patatet e skuqura dhe buka e bardhë.
“Aknet më shumë shkaktohen nga hormonet se sa nga ngrënia e ushqimeve të gabuara, megjithatë, studimi i fundit sugjeron se ngrënia e shumë ushqimeve të tilla mund të përkeqësojë aknet”, thotë dietologia Melanie McGrice.
Dr. Grose thotë se kur bëhet fjalë për akne, karbohidratet mund të jenë armiku kryesor. Çdo ushqim që kryesisht vjen nga drithërat, si buka, pasta, biskotat dhe ëmbëlsirat si dhe produktet e qumështit me bazë shtazore, duhet të shmangen për mbrojtjen e lëkurës ndaj akneve.