Sipas një studimi të botuar në Washtingon Post, ka më shumë se 3.8 milion foshnje të lindura në Amerikë gjatë vitit 2018. Sipas këtij studimi, 8 në 10 nëna ushqejnë fëmijët e tyre me gji.
Qumështi i gjirit në përgjithësi ofron më shumë vlera ushqyese për të porsalindurit sesa qumështi i bërë nga formula. Prandaj, nënat e reja duhet të konsumojnë një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Kjo praktikë ushqimore bën që ato lëndë ushqyese tu kalohen bebave të tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Cilat janë ushqimet më të mira që duhet konsumuar gjatë gjidhënies?
Pasi të keni vendosur se dëshironi të ushqeni me gji foshnjën tuaj duhet të rrisni ndjeshëm kaloritë e juaja. Së pari dhe më e rëndësishmja, duhet të siguroni se po konsumoni mjaftueshëm vitamina dhe lëndë ushqyese si këto më poshtë:
Vitaminë A
Vitaminë D
Kalcium
Vitaminë E
Vitaminë B-12
Ndërsa vitaminat dhe lëndët ushqyese të tjera janë gjithashtu të rëndësishme, këto janë ndër më thelbësore kur bëhet fjalë për një dietë të shëndetshme të ushqyerjes me gji.
Cilat ushqime nuk duhet t’i konsumoni gjatë kohës kur jeni shtatzënë?
Padyshim që lista e ushqimeve që gratë duhet të shmangin është shumë më e vogël në krahasim me ato që inkurajohen të hanë. Sidoqoftë, gratë që ushqejnë me gji duhet të shmangin këto ushqime:
Kafe
Alkool
Sheqerin e përpunuar
Në përgjithësi, një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar mund të jetë po aq e dobishme për një nënë sa është edhe për fëmijën e saj./GazetaShneta/