Ish-Miss Kosova, Diellza Kolgeci është në muajin e shtatë të shtatzënisë. Ajo ka treguar se do të lind vajzë, por emrin e saj nuk e ka treguar ende.
Diellza ka deklaruar në një intervistë se e kishte planifikuar shtatzëninë me kohë dhe për këtë kishte biseduar edhe me gjinekologun e saj.
“E kemi planifikuar, doktori më pyeti nëse jam duke planifikuar për familje. Unë i thash që kam planifiku që shtatzëninë me kalu në dimër. Ai më tha shiko Diellza shtatzënia nuk mundet me u planifiku aq thjesht. Por fal Zotit u plotësua edhe kjo dhe gjithçka shkoi mirë”, ka deklaruar Diellza.
Bukuroshja kosovare tregon edhe për vështirësitë që po i ka me gjumin në dy muajt e fundit.
“Nuk kam pas shumë mundime, sikurse janë të vjellat. I kam kontrolluar shumë mirë sepse e di nga përvoja e shoqeve që ato kanë pas shumë të vjella. Ka që dy muaj që nuk kam mundur të flejë deri në ora 5. Jo pse spo më merr gjumi, por për shkak të pozicionit. Jam mësuar gjithmonë që të flejë në bark. Janë disa dhimbje dhe gjithmonë kam qenë nën peshë e tash i kam shtuar 14 kilogram”, ka thënë Diellza. /Gazeta Shneta/