Një nënë ka folur rreth një pushimi të zhvilluar ndërmjet saj dhe burrit të aj, gjatë periudhës kur u bënë prindër, pa përfshirë fëmijët. Një veprim të tillë e ka cilësuar si negativ kjo nënë. Për më tepër, ndiqni letrën.
“Përpara disa kohësh, bashkëshorti im dhe unë po diskutonim për pushimet e ardhshme gjatë një bisede me prindërit tanë. Në atë moment nëna ime më tha se ishte e gatshme të më mbajë fëmijët një javë çdo sezon pushimesh, që ne të shkonim vetëm të ty si çift.
Asnjëherë se kishim menduar, por kur ajo na e tha, kuptuam se kishte shumë të drejtë. Fillova të kujtohem se kishte gati gjashtë vjet që nuk bënim pushime pa fëmijët. Nëse dikush do të na pyeste pak para bisedës me prindërit e mi, ne do të kundërshtonim kategorikisht të mos merrnim fëmijët me vete, sepse roli prindëror për ne ka qenë mbi gjithçka.
Megjithatë ne përfituam nga ky rast dhe menjëherë e kuptuam se bëmë shumë mirë. Në fakt, nuk po vdisnim për të bërë pushime, por gjithsesi kur gjetëm bileta me çmim të arsyeshëm, nuk refuzuam dhe rezervuam menjëherë.
Gjatë rrugës sonë për në port, im shoq më tha “Pse nuk e kemi bërë më herët këtë?”, aq shumë i pëlqeu ideja.
Kur mbërritëm në traget, me zero përgjegjësi, pa internet e pa angazhimet e përditshme, ishte ndjesi e jashtëzakonshme. Gjatë ditëve të pushimit, bëmë shumë gjëra që me fëmijët nuk do të kishim mundësi t’i bënim. Fjetëm sa donim çdo mëngjes, shtriheshim gjatë ditës, bënim palestër në hotel, spa, madje më doli koha të lexoja 3 libra.
Ishte mahnitëse t’i kujtonim vetes sa shumë e pëlqenim njëri-tjetrin dhe sa shumë shërbejnë disa ditë të dedikuara vetëm për ne.
Sigurisht kur u kthyem në shtëpi kishim shumë mall për fëmijët, por i premtuam njëri-tjetrit që ta bënim këtë gjë sërish të paktën një herë në vit.”/pernenat.al/