Dita e djeshme në Gjinekologji të QKUK-së ka qenë e pazakontë sa i përket numrit të lindjes së bebeve sipas gjinisë.
Në këtë klinikë në 24 orët e fundit, kanë lindur gjithsej 36 foshnje, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas gjinisë numri i bebeve është i barabartë, 18 vajza dhe 18 djem.
Një prej nënave ka lindur fëmijë binjakë.
Me operacion cezarian kanë lindur 9 nëna. Ndërsa 13 gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/