Derisa shumë nëna tentojnë që fëmiju i tyre të ketë shëndet të plotë, por nganjëherë kjo është mjaft problematike.
Një prej sëmundjeve më të pranishme kemi diarrenë, që karakterizohet me humbjen e shumë lëngjeve trupore, prandaj mënyrat e trajtimit kanë shumë rëndësi.
E, patjetër që në këtë mes futet edhe ushqimi, kështu në një postim në rrjetin social Facebook, Dr. Ismail Lutolli tregon për ushqimet që foshnja duhet t’i përdorë, transmeton Gazeta Shneta.
Ai tregon se duhet evituar sa më shumë qumështi dhe nënproduktet e tij, ushqimet me yndyrë, ato që kanë përmbajtje të lartë fibrash si dhe ushqimet e ëmbla.
‘’Keto ushqime vetem se do perkeqesojne diarrene Pasi të përmirësoheni mund të shtoni ushqime te buta duke përfshirë banane, oriz, molle,patate të ziera, karrota të ziera’’, thotë ai.
Po ashtu, ai tregon se nëse nuk ka përmisim atëherë duhet ta dërgoni tek mjeku, si dhe mund të përdoret Linex dhe ORS, por doza duhet të jetë adekuate me moshën e foshnjës./Gazeta Shneta/