Përdorimi i internetit ka marr përmasa të gjera saqë edhe kur bëhet fjalë për shëndetin, njerëzit fillimisht i referohen informacioneve që publikohen aty, para se të shkojnë te mjeku.
Agon Syla burimin e parë të informacionit për çdo shqetësim shëndetësorë që i paraqitet, e ka internetin.
Por ka edhe të tjerë që thonë se kur bëhet fjalë për shëndetin, interneti mund të vijë fare në fund.
Ndërkohë, mikrobiologu Lul Raka, tha për Radion Evropa e Lirë se si profesionist shëndetësorë se rekomandon që diagnostifikimi të bëhet vetëm mbi të dhënat dhe analizat e sakta për pacientët.
Në anën tjetër infektologu, Sali Ahmeti tha për Radion Evropa e Lirë se pacientët që kërkojnë ndihmë në klinikë, shumë prej tyre kanë informata, dhe siç thotë ai, e çmon këtë fakt pasi njohuritë shëndetësore rreth problematikës së tyre nuk u bëjnë dëm atyre.
“Shpeshherë në praktikën e përditshme ne si mjek jemi të sfiduar me informacione që pacientët i marrin, qoftë nga shtetet e Evropës apo edhe më larg. Në një mënyrë ata kanë informacione për mundësinë e trajtimit. Dhe ky fakt më gëzon për faktin se kur ne si mjekë u shpjegojmë për seriozitetin e sëmundjes, ata e kanë parasysh dhe kanë dijeni. Për ne si mjek është më e lehtë qasja dhe trajtimi më pas”, tha Ahmeti.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në “Evropaelirë.org”.